Izraeli: Hamasi ka lëshuar më shumë se gjysmën e arsenalit të raketave që disponon

Që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, Hamasi ka lëshuar nga 13 deri në 15 mijë raketa kundër shtetit hebre, që korrespondojnë me më shumë se gjysmën e të gjithë arsenalit të tij. Më shumë se 7,500 prej tyre thuhet se u nisën nga Rripi i Gazës. Kjo bëhet e ditur nga vlerësimet izraelite.