Izraeli: Eliminohet komandanti i batalionit Shejaiya të Hamas
Publikuar:
(11.12.2023 09:57:38)

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftojnë në X se kanë eliminuar Emad Krikae, komandant i batalionit Shejaiya të Hamasit. Krikae kishte marrë pozicionin e tij aktual pasi paraardhësi i tij u vra. Ai kishte qenë më parë zëvendës komandant i të njëjtit batalion dhe përgjegjës për stërvitjen e raketave antitank në Brigadën e Qytetit të Gazës.