Izraeli: Do ta fitojmë luftën!

Izraeli ka pranuar se ndodhet nën sulmin e raketave të Hamasit si asnjëherë më parë. Ushtria izraelite paralajmëroi izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në një vendstrehim të sigurtë.

“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe terroristët u infiltruan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme,” tha ushtria. “Organizata terroriste Hamas është sovrane në Rripin e Gazës dhe është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”, shtoi ai.