Izraeli: Armëpushimi vazhdon, 8 pengje do të lirohen sot, mes tyre dy të mitur
Publikuar:
(30.11.2023 10:41:44)

Sipas Jerusalem Post “Izraeli tha se armëpushimi në Gaza do të zgjatet shkurtimisht për të lënë më shumë kohë për të përfunduar bisedimet e ndërmjetësve për lirimin e mëtejshëm të pengjeve”. Gjithsej do të jenë tetë pengje, gjashtë gra dhe dy të mitur, që Hamasi pritet t’i lirojë sot nga Gaza si pjesë e një marrëveshje me Izraelin që çoi në zgjatjen e armëpushimit në enklavë edhe për 24 orë të tjera. Këtë e kanë bërë të ditur mediat e shtetit hebre, duke saktësuar se numërimit të sotëm duhet t’i shtohen edhe dy femrat ruso-izraelite, Elena Trofanov dhe Irena Tatti, të lira mbrëmë nga organizata palestineze në shenjë njohjeje ndaj presidentit Vladimir Putin.