Izraeli: Armëpushimi nuk i jep fund luftës, përpara deri në fitore

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit “nuk po i jep fund luftës”. Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral lejtnant Herzi Halevi e tha këtë duke folur me trupat, sipas raporteve të mediave izraelite. “Ne po mundohemi të lidhim objektivat e luftës, në mënyrë që presioni i operacionit tokësor të çojë në mundësinë e arritjes edhe të objektivit të kësaj lufte, të krijohen kushte për lirimin e pengjeve të rrëmbyer”, u tha Halevi zyrtarëve ushtarakë. Divizioni i 36-të gjatë një vizite në Rripin e Gazës. “Ne nuk do ta përfundojmë luftën. Ne do të vazhdojmë derisa të jemi fitimtarë, duke ecur përpara dhe duke vazhduar në zona të tjera të Hamasit,” shtoi ai.