Ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO nuk do ta lejojë kurrë kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se NATO-ja nuk do ta lejojë kurrë kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se do t’i kërkojnë KFOR-it, dislokimin e një numri të ushtarëve dhe policëve serbë në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244.

“Sipas rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet që t’i kryejë vetëm katër detyra (funksione). Asnjë nga këto pika nuk është në përputhje me situatën dhe qëllimet e Aleksandër Vuçiq. Ai e di mirë që NATO dhe KFOR-i nuk do ta lejojë kurrë këtë”, është shprehur Grasso në Twitter.

Grasso ka publikuar edhe pjesë nga Rezoluta 1244.