Irani: Vetëm palestinezët vendosin për Gazën
Publikuar:
(27.11.2023 12:01:34)

“Kjo luftë nuk do të kishte ndodhur nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin marrë pjesë”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani gjatë një konference për shtyp. “Vetëm palestinezët kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të Rripit të Gazës”, shtoi Kanaani, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë realitetin palestinez”. Kanaani më pas i përshkroi sulmet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër fraksioneve në rajon si “akte armiqësore dhe të papranueshme”. Irani, tha diplomati më pas, do të ushtrojë presion mbi Egjiptin, duke i kërkuar që të angazhohet më ngushtë me Izraelin për të lejuar më shumë ndihma të hyjë në Rripin e Gazës.