Irani: Nuk kemi gisht te sulmet e rebelëve Huthi në Detin e Kuq
Publikuar:
(19.12.2023 11:17:35)

“Veprimet e kryera në mënyrë të pavarur”. Kjo u shpreh nga zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, mes frikës për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik nga Huthi të Jemenit, të cilët Irani akuzohet se i mbështet. Ata “njoftuan se do të pengojnë ndihmën për Izraelin përsa kohë Izraeli “do të vazhdojë me krimet kundër popullatës në Gaza”, tha Bagheri Kani nga Tokio, ku ndodhet në një vizitë dy-ditore, sipas deklaratave të raportuara nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve pas kërcënimeve nga Houthis. Zëvendësministri i Jashtëm iranian foli për një “lojtar të pavarur në skenën ndërkombëtare”.