Irani ekzekuton 4 persona të akuzuar për lidhje me Mossad

Regjimi i Teheranit ka ekzekutuar katër persona të konsideruar si “diversantë” të lidhur me Mossad, shërbimin e inteligjencës izraelite. Këtë e ka raportuar agjencia e lajmeve Mizan, e lidhur me gjyqësorin iranian. “Katër anëtarë të një ekipi diversantësh të lidhur me regjimin sionist, të cilët kishin kryer veprime të gjera kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e oficerëve të Mossad, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, raporton agjencia Mizan, cituar nga Reuters.