Irani: Armëpushimi, fitore e madhe palestineze
Publikuar:
(23.11.2023 13:49:53)

Izraeli “nuk ka arritur asnjë nga objektivat e tij” në më shumë se 40 ditë luftë kundër Hamasit. Kështu thotë presidenti iranian Ebrahim Raisi. “Nëse duam të bëjmë një analizë pas 40 ditësh, kjo është për shkak se armiku është mundur,” tha Raisi në një fjalim të cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Dhe me “armëpushimin e përkohshëm duhet të themi se populli palestinez dhe rezistenca kanë arritur një fitore të madhe”, shtoi ai.