India kërkon armëpushim për të larguar studentët nga Ukraina

Refugjate në Ukrainë

Qeveria indiane po flet me zyrtarët si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë për të bërë presion për një armëpushim, për të evakuuar studentët indianë të ngecur në Ukrainë.

“Ne po u bëjmë thirrje me forcë të dyja palëve që të kenë një armëpushim. Shpresoj që të ndodhë sepse kjo do të jetë diçka e dobishme dhe e nevojshme për ne, përndryshe po i vëmë në rrezik studentët”.

Të paktën 700 studentë indianë janë të bllokuar në Sumy, një qytet në verilindje të Ukrainës, sipas ministrisë indiane, ka shkruar CNN.

Përfaqësuesi i Indisë, Bagchi, tha se shqetësimi tjetër kryesor ishte transporti, pasi Sumy është rreth 30 milje nga kufiri rus dhe linjat e trenave nuk janë funksionale.

Bagchi deklaroi se autobusët ose kamionët do të ishin një opsion i besueshëm; megjithatë, rruga më e mirë do të përcaktohej nga zyrtarët në terren.

Ndërkohë, Denis Alipov, ambasadori rus në Indi, tha se Rusia i ishte përgjigjur kërkesës së Indisë për ndihmë dhe kishte rregulluar “qindra autobusë”.

“Ne kemi krijuar grupe speciale që janë të gatshme t’i çojnë indianët në territorin e Federatës Ruse dhe më pas t’i transportojnë në Indi, por luftimet në këto zona vazhdojnë dhe ku janë indianët, forcat tona nuk janë,” tha Alipov./Shqip.com