IDF: Nuk ka gjurmë pengjesh në al-Shifa, operacioni vazhdon
Publikuar:
(15.11.2023 10:07:57)

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të pengjeve të mbajtura aktualisht në spitalin al-Shifa, por thonë se “operacioni i synuar dhe i saktë” vazhdon sot në kompleksin spitalor, sepse besohet se mund të sigurojë informacione inteligjente mbi të burgosurve. Kështu raporton Times of Israel. Megjithatë, trupat gjetën armë dhe asete të Hamasit në zonë, gjë që, sipas IDF, tregon praninë e grupit terrorist.