IDF: Goditëm një celulë terroriste në Gaza, ka shumë të vdekur

Ushtria izraelite (IDF) raporton se ka vrarë “shumë” terroristë në Rripin e Gazës në orët e fundit gjatë ofensivës tokësore, kur ushtarët izraelitë identifikuan një qelizë terroriste që dilte nga një tunel dhe tentuan të godasin me predha një avion. Në një episod tjetër, raporton IDF, shumë njerëz të armatosur dolën nga një tunel brenda një ndërtese dhe hapën zjarr ndaj forcave izraelite, të cilët iu përgjigjën zjarrit, duke vrarë disa milici. IDF publikoi një video që tregon sulmin ajror.