Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja Kosovë-Serbi e rrit sigurinë

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është dëshmi e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Hovenier.
Për rolin e SHBA-ve në dialog, ditë më parë kryeministri Kurti kishte thënë se Brukseli është në kontakte të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe po bëhen përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje.
“SHBA-ja dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA dhe sidomos ambasadori janë në kontakt me Brukselin”, ishte shprehur Kurti.