Hovenier: Kërcënimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier është takuar me kryetaren e Lëvizjës Evropiane nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme.

“Falënderojë Rada Trajkoviqin për ato që na njoftoi sot: kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”, shkroi Hovenier.

Rada Trajkoviq është përballur me kërcënime të vazhdueshme nga serbët për shkak të pikëpamjeve të saj politike pro Kosovës.

Ndërsa, sot iu është ndaluar edhe hyrja e saj në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë nga autoritet e Serbisë.