Heroi ukrainas – ushtari hodhi vetën në erë në një urë për të parandaluar avancimin e rusëve

Sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës një ushtar ukrainas është cilësuar si hero pasi hodhi veten në erë me një urë për të ndaluar avancimin e trupave ruse.

Duke e ndarë lajmin në faqen e tyre në Facebook , Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Vitaliy Skakun Volodymyrovych zuri një pozicion në një urë afër Krimesë kur tanket ruse po përparonin.

Kur e kuptoi se nuk do të mund të dilte në kohë përpara shpërthimit, ai dyshohet se mori vendimin të qëndronte poshtë dhe të sigurohej që ura të ishte shkatërruar, edhe pse kjo do të thoshte të jepte jetën e tij.

“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.

Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun./SHQIP.com