Haxhiu: Për këto provokime duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kidnapimin e tre policëve të Kosovës e ka quajtur provokim të Serbisë dhe për këtë ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet.

“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq. Për provokime si këto, të organizuara nga Serbia me qëllim të destabilizimit të situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu në Twitter.