Haskuka: Kemi dyfishuar votat në krahasim me vitin 2017

Rezultati në Prizren.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se me rezultatet e tanishme, kanë dyfishuar votat në krahasim me zgjedhjet e kaluara në vitin 2017, përcjell Shqip.com.

Në një adresim për media, Haskuka tha se me ardhjen e numrave, është duke u rritur përqindja e rezultatit për të.

Tutje, ai u ka bërë thirrje të gjithë komisionerëve në Komisioni Qendror Zgjedhor që të përfundojnë punënë e tyre në mënyrë të qetë.

Ndryshe, sipas një sondazhi, Haskuka është fitues i këtyre zgjedhjeve, por që Prizreni shkon në balotazh.

Sipas numërimit të publikuar në ueb-faqen e KQZ-së, deri më tash janë numëruar 65.31 për qind të votave, prej të cilave Hakuka i Lëvizjes Vetëvendosje i ka 40.81 për qind, i dyti është Shaqir Totaj me 31.12 për qind, i treti Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 14.90 për qind.