Haradinaj dhe Rohde flasin për mundësitë e daljes nga kriza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Haradinaj ka thënë se me Rohde kanë folur për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese.

“Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj.