Hapet pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, Policia jep detaje

Tashmë pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë hapur. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga ana e Policisë së Kosovës.

“Bazuar në informacionet zyrtare të pranuara nga Departamentet policore si dhe nga Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Veri, të gjitha barrikadat të cilat ishin të vendosura në rrugët në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë larguar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave.

Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore konform procedurave të parapara ligjore, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime, thuhet më tutje në njoftimin e PK-së./Shqip.com