Hapet për qarkullim pika kufitare në Merdare

Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdare është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Në njoftim thuhet se rruga e cila ishte bllokuar më 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda territorit të Serbisë, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar ‘Merdar’, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, serbët në orët e vona të së martës vendosën barrikada në anën e Serbisë, duke i zhvendosur kolonat për tek Dheu i Bardhë.