Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë
Hapësira ajrore e Kanadasë është e mbyllur për të gjithë operatorët e avionëve rusë menjëherë, sipas ministrit kanadez të Transportit, Omar Alghabra.
“Hynë në fuqi menjëherë mbyllja e hapësirave ajrore të Kanadasë për të gjithë operatorët e avionëve rusë. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për sulmet e saj të paprovokuara kundër Ukrainës”, tha Alghabra të dielën në mëngjes, raporton CNN.
Effective immediately, Canada’s airspace is closed to all Russian aircraft operators. We will hold Russia accountable for its unprovoked attacks against Ukraine.
— Omar Alghabra (@OmarAlghabra) February 27, 2022
Kanadaja i bashkohet një numri vendesh evropiane , duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën, që kanë njoftuar se do të mbyllin hapësirën e saj ajrore për avionët dhe linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës./Shqip.com