Hamasi mohon përparimin e trupave izraelite në Gaza
Publikuar:
(08.11.2023 12:34:50)

Zëdhënësi i Hamasit, Gazi Hamad, duke folur nga Bejruti, mohoi se trupat izraelite kishin bërë përparim të rëndësishëm dhe po avanconin thellë në qytetin e Gazës. “Ata kurrë nuk u tregojnë të vërtetën njerëzve,” tha Hamad. Ai shtoi se shumë ushtarë izraelitë u vranë të hënën dhe “shumë tanke u shkatërruan”. Palestinezët, shtoi ai, “luftojnë, luftojnë dhe luftojnë kundër Izraelit, derisa t’i japim fund okupimit”. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit gjatë luftës njëmujore. Associated Press nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e asnjërës palë.