Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve izraelite
Publikuar:
(26.11.2023 10:51:29)

Grupi i dytë i pengjeve izraelitë të liruar nga Hamasi dhe janë dërguar për në vendkalimin Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës.
Kështu kanë deklaruar Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF), raporton Sky News.
IDF tha se komenti i saj ishte “bazuar në informacionin që u mor nga Kryqi i Kuq”. Një burim nga Katari tha se pengjet i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq.
Hamasi deklaroi se krahu i tij i armatosur i kishte dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite dhe shtatë shtetas të huaj.