Hamasi lëshon raketat, bien sirenat në Tel Aviv dhe Izraelin qendror

Sirenat që janë aktivizuar për të paralajmëruar një mbërritje të mundshme të raketave u dëgjuan sërish rreth një orë më parë në Tel Aviv dhe qytete të tjera në Izraelin qendror, si dhe në qytetin bregdetar jugor të Ashkelon. Kështu raportojnë mediat izraelite, të cilat raportojnë se pak minuta më parë sirenat filluan të bien sërish në qendër të Izraelit për shkak të lëshimeve të reja të raketave nga Rripi i Gazës. Gazeta izraelite Haaretz raporton se një raketë që vinte nga Rripi ra në një parking në Kiryat Ono, një qytet që ndodhet 8.4 kilometra në lindje të Tel Avivit; sipas Times of Israel kjo raketë nuk shkaktoi asnjë lëndim.