Hamasi lëshon mbi 250 raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite

Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadi Islamik i lidhur me të njoftuan se kishin gjuajtur raketa në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite; sipas ushtrisë izraelite, u lëshuan mbi 250 raketa; dy ushtarë u vranë. Ndërkohë, shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të IDF në një shtëpi në lindje të qytetit jugor të Gazës, Rafah, njoftoi Ministria e Brendshme e kontrolluar nga Hamasi. Hamasi raportoi gjithashtu “përplasje të armatosura intensive” në Jenin, por nuk dha detaje mbi viktimat.