Hamasi kundërshton planin egjiptian të paqes: Nuk ka lëshime për Izraelin

Hamasi dhe Xhihadi Islamik thuhet se kanë hedhur poshtë planin e paqes me tre pika të propozuar dje nga autoritetet egjiptiane. Kjo është raportuar nga Reuters, duke cituar dy burime egjiptiane të sigurisë. Të dy grupet, të cilat kanë mbajtur bisedime të veçanta me ndërmjetësit në Kajro ditët e fundit, thuhet se kundërshtuan çdo lëshim ndaj Izraelit që përmban propozimi i mbështetur edhe nga Katari. Plani, ndër të tjera, parashikonte zgjedhje në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor pas lindjes së një qeverie të përkohshme me garancinë se anëtarët e Hamasit nuk do të çoheshin në gjyq për sulmet e 7 tetorit. Hamasi nuk e komentoi propozimin. Një zëdhënës e kufizoi veten në deklarimin se grupi dëshiron t’i japë fund agresionit të Izraelit kundër popullit tonë dhe ne kemi diskutuar me vëllezërit tanë egjiptianë mënyrat për të arritur këtë rezultat. Plani egjiptian pritet të shqyrtohet edhe sot nga kabineti i luftës në Izrael.