Hamasi i dorëzon 13 pengjet izraelite Kryqit të Kuq

Shtatëmbëdhjetë pengje u dorëzuan nga Hamasi në Kryqin e Kuq: 13 ishin izraelitë, përfshirë 9 fëmijë dhe 3 tajlandez. Kjo u raportua nga TV izraelit Channel 13. Një zyrtar i lartë izraelit tha për mediat lokale, duke përfshirë Jerusalem Post dhe N12, se “sot nuk pritet asnjë vonesë në lirimin e grupit të tretë të të rrëmbyerve”. Kjo, pasi lirimi i pengjeve u vonua dje nga Hamasi, duke pretenduar se Izraeli nuk po respektonte kushtet e armëpushimit. Sipas mediave vendase, përveç 13 izraelitëve, në operacionin e sotëm të lirimit janë përfshirë edhe pesë shtetas të vendeve të tjera.