Hamas: Sulmi, përgjigje për mizoritë e Izraelit në dekada!

Zëdhënësi i Hamas, Khaled Qadom i tha Al Jazeera se operacioni është një përgjigje ndaj të gjitha shkeljeve që palestinezët kanë vuajtuar në dekada. “Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai.

“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha Mohammed Deif, komandanti ushtarak i Hamasit, duke shtuar se u lëshuan 5.000 raketa drejt Izraelit.

Hamasi u bëri thirrje “luftëtarëve të rezistencës në Bregun Perëndimor” si dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t’i bashkohen betejës, në një deklaratë të postuar në Telegram.