Guterres: Refuzimi i zgjidhjes për 2 shtete është i papranueshëm

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtet popullit palestinez është i papranueshëm”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në ceremoninë e mbylljes së samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Kampala të Ugandës. “Kjo do të zgjaste pafundësisht konfliktin, i cili është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale, do të përkeqësonte polarizimin dhe do të inkurajonte ekstremistët kudo”, theksoi ai. “E drejta e palestinezëve për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”.