Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për pushtimin rus

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë, do të nis hetimet për pushtimin rus të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur, ka njoftuar prokurori i GJNP-së, Karim A.A Khan në një deklaratë të hënën.

Pas një ekzaminimi paraprak të situatës, Khan tha se ai konfirmoi se ekziston një bazë e arsyeshme për të “besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë”.

“Është qëllimi im që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të pretenduar që bie në juridiksionin e Zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.

Ukraina kishte paraqitur kërkesë kundër Rusisë, duke e akuzuar për planifikimin e akteve të gjenocidit në vend.