Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të mbajë seanca publike në Hagë javën e ardhshme mbi akuzat për gjenocid në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) në Hagë do të mbajë seanca publike duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme mbi pretendimet për gjenocid në Ukrainë, raporton CNN.

Në një deklaratë të martën, GjND-ja tha se seancat dëgjimore do të mbahen të hënën dhe të martën e ardhshme në lidhje me “çështjen rreth Pretendimeve për Gjenocid sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (Ukraina kundër Federatës Ruse).”

Në kërkesën e saj për të nisur procedura kundër Rusisë, Ukraina tha se Rusia ka “pretenduar në mënyrë të rreme se aktet e gjenocidit kanë ndodhur” në rajonet separatiste të Luhansk dhe Donetsk, duke shtuar se Rusia më pas deklaroi dhe zbatoi një “operacion ushtarak special” kundër Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp të mëparshëm të GjND-së.

Ukraina i mohoi këto pretendime në aplikimin e saj dhe akuzoi Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit” në vend, sipas njoftimit për shtyp.

Në një deklaratë të veçantë të martën, GjND tha se Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjyqtarja Joan E. Donoghue, i ka dërguar “një komunikatë urgjente” Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Në komunikatë thuhej, “Kam nderin t’i referohem Kërkesës për të treguar masat e përkohshme të paraqitura në procedurën e nisur nga Ukraina kundër Federatës Ruse më 26 shkurt 2022. Duke vepruar në përputhje me nenin 74, paragrafi 4, të Rregullave të Gjykatës, unë tërheq vëmendjen e Federatës Ruse për nevojën për të vepruar në atë mënyrë që do të mundësojë që çdo urdhër që Gjykata mund të marrë në lidhje me kërkesën për masa të përkohshme të ketë efektet e duhura.

GJND-ja tha të martën se në funksion të pandemisë Covid-19, seancat dëgjimore javën e ardhshme do të mbahen në një format hibrid. Ai tha se disa anëtarë të Gjykatës do të marrin pjesë fizikisht në procedurat gojore në Sallën e Madhe të Drejtësisë, ndërsa të tjerët do të marrin pjesë nga distanca me lidhje virtuale.