Gjermania regjistron mbi 18 mijë refugjatë refugjatë nga Ukraina

Më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga pushtimi rus vetëm tetë ditë më parë, sipas ministrisë së brendshme gjermane. 

“Deri më tani 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani”, u tha gazetarëve Maximilian Kall, zëdhënës i ministrisë së brendshme në një konferencë për shtyp në Berlin. 

“Sipas Policisë Federale të Gjermanisë, shumica e tyre (refugjatëve) janë familje pa burra -dhe një numër i madh i tyre janë gra dhe fëmijë.”

Kall tha se nga totali i refugjatëve rreth 15,000 njerëz janë shtetas të Ukrainës dhe rreth 3,000 njerëz janë banorë jo-BE.

Ai sqaroi se “njerëzit që po ikin nga zona e luftës mund të hyjnë në BE – pavarësisht nëse janë azilkërkues ukrainas apo shtetas të vendeve të treta”. 

Shumica e refugjatëve joukrainas kishin vendbanim të përhershëm në Ukrainë, që do të thotë se ata nuk duhet të kalojnë një procedurë azili.h

Deri më tani, më shumë se një milion refugjatë janë detyruar të largohen nga Ukraina në vetëm shtatë ditë, sipas Kombeve të Bashkuara./SHQIP.com