Gjermania kërkon lirimin e policëve
Publikuar:
(16.06.2023 16:33:56)

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Baerbock ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të qetësuar situatën në kufi.
“Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë. Njerëzit në të dy vendet kanë nevojë për perspektiva që konflikti i ka frenuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo.