Gaza, media palestineze: 12 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë në sulmin izraelit në Rafah

Burimet mjekësore i thanë agjencisë palestineze të lajmeve Wafa se të paktën 12 persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë u vranë sonte në një bombardim izraelit të një ndërtese banimi në pronësi të familjes Harb në lagjen al-Zuhor të Rafah, në Rripin jugor të Gazës.