Gashi: Në rast se nuk ka paga, kthehemi me greva

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë, ka krijuar ndarje, të mendimeve.
Lidhur më këtë ka ardhur reagimi edhe nga ana e Kryetarit të Sindikatës Komunale të Arsimit Paruniversitar në Malishevë, Skënder Gashi.
Në një prononcim për Shqip.com, Gashi nuk ka përjashtuar mundësinë e aktivizimit të grevës.
“SBASHK-u, mund ti merr të gjitha veprimet sindikale duke e mos përjashtuar edhe aktivizimin e grevës, nga se greva vetëm është e pezulluar”, ka thënë Gashi për Shqip.com
Dje gjatë ditës së hënë ka filluar procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Kjo pasi SBASHKU-u tashmë ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.
Po ashtu gjatë ditës së sotme MASHT-I ka bërë të ditur se orët e humbura për shkak të grevës do të zëvendësohen gjatë muajve tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.
Por ky vendim nga ana e MASHT-it nuk po pranohet nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit.
Luljeta Boshnjaku nga SBASHK-u në një prononcim për Shqip.com ka deklaruar se orët e humbura për shkak të grevës përkundër vendimit nga Ministria nuk do të zëvendësohen.
“Orët e humbura nuk zëvendësohen sepse nuk ka marrëveshje” ka thënë Boshnjaku për Shqip.com
Në kontratën kolektive midis MASHTI-it dhe SBASHK-ut thuhet se zëvendësimi i orëve të humbura bëhet me marrëveshje midis dy palëve.
Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive – SHQIP.com
Kujtojmë se po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri, punëtorë nga komuniteti serb.
Por, që nga ajo kohë asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.
Ekipi i emisionit n ‘Shënjestër’ ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë.
Në fund, faji del të jetë krejt institucional, pasi pavarësisht se i dinë problemet, zyrtarët përgjegjës, nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.
Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë, po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor./Shqip.com