Gashi: LDK fiton 4 deri në 6 komuna pa balotazh

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një konferencë për media të mbajtur pas mbylljes së qendrave të votimit, tha se kjo parti ka fituar katër deri në gjashtë komuna pa balotazh, ndërsa në balotazh janë Prishtina dhe Podujeva, njofton Shqip.com.

Në këtë adresim për media, Gashi tha se kanë arritur një fitore dinjitoze dhe një rezultat impresiv.

“Rezultatet e matjeve dhe rezultatet e votimit të sotëm janë në kutitë e votimit. Aty do të dalin rezultatet preleminare”, ka thënë ndër tjera Gashi.

“Ndër rezultatet e mediave janë të respektueshme dhe të rëndësishme. Hapja e kutive ka filluar dhe ato pak që janë hapë kemi rezultat të kënaqshëm”, shtoi ai. /Shqip.com