Gara për kuvende komunale – PDK e LDK prijnë në këto 6 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.
Në garë për Kuvend Komunal në komunë e Skenderajt është duke prirë Partia Demokratike e Kosovës me 53,95 % me gjithsej një mijë e 665 vota.
Kjo parti është duke prirë edhe në Kuvend Komunal në komunën e Drenasit me 43,58% me gjithsej një mijë e 358 vota.
E pozitë të njëjtë është duke mbajtur edhe në komunë e Vushtrrisë më tre mijë e 990 vota apo 32,03%.

Ndërsa me 46,72 % të votave në komunë e Lipjanit është duke prirë Lidhja Demokratike të Kosovës. Kjo parti deri më tani numëron tre mijë e 57 vota.
Kjo parti pozitën e parë është duke e mbajtur edhe në komunë e Podujevës më gjithsej tre mijë e 137 vota apo 37,11 %.
Hiq më keq nuk mbetët edhe në komunë e Istogut me gjithsej 45,03 % të votave apo dy mijë e 204 vota.

Në komunë e Kamenicës është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 24,00%.
Ndërsa në Kuvendin Komunal në komunën e Deçanit është duke prirë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tre mijë e 184 vota apo 64,77%.
KQZ është duke vazhduar numërimin dhe SHQIP.com do të ju mbajë të informuar./SHQIP.com