Forcat izraelite janë ende brenda Rripit të Gazës

Forcat izraelite, të cilat hynë në Gaza mbrëmjen e djeshme, janë ende në Rrip, ndërsa operacioni i nisur me trupa tokësore dhe tanke vazhdon. Shefi i Shtabit Herzi Halevi – sipas të njëjtave burime – aktualisht është duke bërë një vlerësim të situatës në vazhdim, në përfundim të së cilës do të merren vendime për vazhdimin e operacionit tokësor. Përleshjet me Hamasin raportohen në Bureji, Gaza qendrore dhe vende të tjera.