Fluturimi i avionëve rus më territorin e Anglisë tani është vepër penale
Mbretëria e Bashkuar ka marr një vendim që e bënë vepër penale hyrjen e avionëve rusë në hapësirën ajrore britanike.
Ky vendim është marrë si pjesë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, njoftoi të martën përmes Twitter Sekretari i Transportit, Grant Shapps.
Sipas CNN, kur pushtimi i Rusisë filloi më 24 shkurt, Britania fillimisht ndaloi çdo avion “në pronësi, qira ose operuar nga një person i lidhur me Rusinë, ose i cili është i regjistruar në Rusi”.
Kjo lëvizje e fundit e vendos çështjen në duart e policisë dhe jo autoriteteve të aviacionit.
“Ne do të jemi në gjendje të jemi më specifik, për shembull ku kemi aeroplanë që mund të lidhen me oligarkët rusë që fluturojnë në vend, ata duhet ta dinë … ne mund të konfiskojmë avionin tuaj dhe ta kthejmë këtë në një vepër penale,” Shapps tha të mërkurën për Sky News.
Ligji i ri i jep qeverisë kompetenca shtesë për të ndaluar avionët rusë tashmë të pranishëm në Angli, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp, ka shkruar CNN.
Sanksionet e reja tregtare që ndalojnë eksportin e mallrave dhe teknologjisë së aviacionit dhe hapësirës në Rusi u njoftuan nga Zyra e Jashtme dhe Zhvillimit të mërkurën.
Këto përfshijnë anulimin e policave të sigurimit në sektor dhe ndalimin e siguruesve në Mbretërinë e Bashkuar që të paguajnë dëmet./Shqip.com