Fillon takimi Osmani-Escobar

Ka filluar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe zëvendës ndihmës sekretarit të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Takimi në mes Osmanit dhe Escobarit erdhi në kohën kur Kosova po përballët me tensione të vazhdueshme në veri të Kosovës.

Pas Osmanit, Escobar pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Me 10 dhjetor, serbët  në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejtë organeve të drejtësisë.

Siç kanë konfirmuar nga Policia, bllokimi i rrugëve ka ndodhur në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok duke pamundësuar kështu lëvizjen e lirë dhe mallrat.

Po ashtu në Rudarë të Komunës së Zveçanit ata kanë vendosur dy kamionë me gurë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Pantiqi dyshohet se ka organizuar sulm terrorist në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahas kësaj, me datën 8 dhjetor është plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri si dhe janë shënjëstruar policia në rrugën që shpie për në Bërnjak- Ata iu kanë kundërpërgjigjur sulmit.