“Exit Pollet” Gjilan: Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni në balotazh

Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni

Gara në Gjilan është tepër e ngushtë.

Dy “exit polle” kanë nxjerr rezultate të ndryshme për sa i përket garës ndërmjet Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alban Hysenit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas “exit poll” në Klan Kosova, Lutfi Haziri ka 43 për qind, ndërsa VV 40.30%.

Ndërsa, sipas “Exit Pollit” të publikuar nga “Albania Post”.

Lutfi Haziri e ka humbur garën në raundin  e parë.

Ai del vetëm i dyti me 41.4%, pasi në vendin e parë është pozicionuar Alban Hyseni me 48%.

Në vendin e tretë është kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina,, me 8.4%.

Kurse i katërti, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nazim Gagica me 2.2%.