EXIT POLL për Ferizaj: Agim Aliu fiton pa balotazh

Dy sondazhet për zgjedhjet në Ferizaj.

EXIT POLL-i i Albanian Post ka nxjerrë fitues Agim Aliun e Partisë Demokratike të Kosovës pa balotazh, me 59.7 për qind, përcjell Shqip.com.

Sipas këtij sondazhi, i dyti është kandidati Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

Albanian Post tregon se e treta është pozicionuar Sibel Halim inga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.2 për qind, kurse i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Halili me 2.9 për qind.

Ndërkaq, Agim Aliu sipas sondazhit të UBO Consulting do të fitojë pa balotazh në Komunën e Ferizajt, përcjell Shqip.com.

Sipas sondazhit, Agim Aliu ka marrë 65.5 për qind të votave, i pasuar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani me 23.4 për qind.

Kurse, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka marrë 8.8 për qind, kurse kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Halili ka marrë 1.3 për qind.