EXIT POLL-i i Albanian Postit: Vitia e Rama në balotazh për Prishtinën

Zgjedhjet lokale 2021

Rezultati i EXIT POLL-it të Albanian Post-it me Institutin Source për Komunën e Prishtinës tregon se Lëvizja Vetëvendosje me Arben Vitinë i prijnë garës për qeverisje në kryeqytet me gjithsej 44.5 për qind të votave.

Partia me më së shumti vota, gjithmonë sipas rezultatit të këtij EXIT POLL-i, do të shkojë në balotazh me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila garon me Përparim Ramën.

Sipas rezultateve, një diferencë e madhe e përqindjes shihet midis Vitisë dhe Ramës, meqë ky i fundit ka fituar 26.5 për qind të votave, duke lënë në vend të tretë në këtë garë Uran Ismailin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Bazuar në këtë EXIT POLL, Ismaili ka fituar vetëm 20.9 përqind të votave.

Larg nga tri vendet e para, Daut Haradinaj ka zënë vendin e katërt, duke u votuar nga vetëm 5.9 për qind e qytetarëve në Prishtinë.

Derisa Gëzim Mehmeti i AKR-së mbetet në vendin e pestë me gjithsej 2.2 për qind të votave të qytetarëve prishtinas.

Se Vitia dhe Rama do të shkojnë në balotazh, e thotë edhe EXIT POLL-i i kompanisë UBO Consulting dhe RTV Dukagjini.

Sipas të dhënave nga ky EXIT POLL: LVV (Arben Vitia) –  43.2 për qind. LDK (Përparim Rama) –  27.8 për qind. PDK (Uran Ismaili) –  21.9 për qind. AAK (Daut Haradinaj) – 4.4  për qind. AKR (Gëzim Mehmeti) – 2.3 për qind. Avni Çakmaku (Fjala) – 0.3 për qind. Florim Isufi (Partia Balliste) 0.1 për qind.

Edhe EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova tregon se Vitia dhe Rama shkojnë në balotazh, me përqindje të përafërt sikurse dy EXIT POLL-et e tjera.

Rezultatet e këtij EXIT POLL-i janë si vijojnë: Arben Vitia (VV): 43.7 %. Përparim Rama (LDK): 27.1 %. Uran Ismaili (PDK): 20.8 %. Daut Haradinaj (AAK): 5.0 %. Gëzim Mehmeti (AKR); 2.7. Të tjera: 0.7. /Shqip.com