Eurodeputeti holandez: Dialogu i udhëhequr nga BE është e vetmja rrugë përpara

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka thënë se situata në veri të vendit është e papranueshme.

Sipas eurodeputetit holandez, bllokimet e paligjshme të rrugëve janë thellësisht të papranueshme.

“Shantazhet e egra dhe kërcënimet ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës duhet të marrin fund. Kështu duhet edhe çdo zbutje e Vuçiqit nga bashkësia ndërkombëtare. Sulme të dhunshme, duke përfshirë kundër EULEX,dhe bllokimet e paligjshme të rrugëve janë thellësisht të papranueshme. Dialogu i udhëhequr nga BE është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë holandezi.

Gjatë ditës së djeshme ambasadat e SHBA-ve në Prishtinë dhe Beograd kërkuar largimin e menjëhershëm të barrikadave në veri të vendit.