Erdogan bisedon me Zelenskyn për integritetin territorial të Ukrainës
Publikuar:
(25.03.2022 19:18:48)
Presidenti turk, Tajip Erdogan, në një telefonatë të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , theksoi përkushtimin e NATO-s për integritetin territorial të Ukrainës, qëndrimin e njëjtë që e kishe shprehur edhe në samitin e organizatës këtë javë, raporton The Guardian.
Erdogan tha se ai kishte përcjellë në bisedimet dypalëshe dhe sipas tij ka përpjekje “efektive” diplomatike, raporton Reuters.
Ata diskutuan situatën në terren dhe statusin e bisedimeve të paqes ndërmjet Kievit dhe Moskës.
Zelenskiy tha se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për kërcënimin e një krize të furnizimit me ushqime.