Elezi: Në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit
Publikuar:
(17.10.2021 08:23:18)
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar të dielën se në orën 7:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në 38 komuna ku po mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Elezi ka thënë se numri i qendrave të votimit në tërë Kosovën është 883 ndërkaq i vendvotimeve është katër mijë e 477.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët më të drejtë vote që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, është shprehur ai në konferencë për media.
Ai ka bërë të ditur se në ueb faqen e KQZ po vazhdon të funksionojë aplikacioni ku çdo qytetar mund të njoftohet me vendvotimin e saktë.