Dyshohet se një qytetar ka fotografuar votën në Prizren

Një qytetar dyshohet se ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren.

Incidenti ka ndodhur në shkollën fillore “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Siç ka bërë të ditur ai,  i dyshuari është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.

Sot po mbahen zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999.