Dy pika kufitare ende të mbyllura në Kosovë

Edhe pse ka filluar heqja  e barrikadave në veri, edhe mëngjesi i së premtes i zën dy pikat kufitare ende të mbyllura.

Duke u bazuar në përditësimet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Jarinja dhe Bërnjaku nuk kanë qarkullim.

Ndonëse edhe pak kilometra nga Merdara kishte barrikada, normaliteti është kthyer në këtë pikë kufitare.

Vlen të theksohet se gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova, në të gjitha pikat tjera nuk ka pritje më të gjata se 3 deri në 5 minuta.

Krahas kësaj, mbrëmjen e djeshme janë larguar disa nga barrikadat.

Barrikada e fundit e cila është larguar mbrëmë për të cilën ka raportuar Shqip.com është ajo afër shkollës teknike në Lagjen e Boshnjakëve.