Dita e tretë e luftimeve – Zelensky i gatshëm të bisedojë në paqeje me Rusinë
Publikuar:
(26.02.2022 08:38:47)

Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët e Rusisë kanë pushtuar qytetin Melitopol – në atë që është përshkruar nga televizioni i lajmeve Reuters si qendra e parë e rëndësishme e popullsisë ukrainase që është marrë në kontroll që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska të enjten.
Melitopol është një qytet me madhësi mesatare që ndodhet pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya, raporton BBC.
Rreth 150.000 ukrainas jetojnë në Melitopol./Shqip.com